Princ Harry rrëfen propozimin romantik
Dalja publike dhe zbulimi i martesës mbretërore të ardhshme të Princ Harry dhe Meghan Markle ka pushtuar faqet rozë sot.
Aktorja pranoi menjëherë propozimin e princit që iu ul në gjunjë kur po gatuanin një natë në shtëpi.
Në intervistën e tyre të parë për BBC, 36-vjecarja pranoi se nuk priti që pjestari i familjes mbretërore të përfundonte fjalimin dhe i tha ‘PO’.
“Rashë në dashuri me Meghan shumë shpejt. Gjithcka ishte shumë e përsosur. Ishte një grua e bukur që u bë pjesë e jetës time dhe unë pjesë e saj,” – tha Harry.
Katër javë pasi u takuan, Harry e bindi aktoren që ti bashkohej në pushimet e tij pesë ditore në Botsvanë. Aty flloi gjithcka dhe nuk i ndanë asnjëherë. Lidhja e tyre 16-mujore do kurorëzohet me martesë pranverën e vitit të ardhshëm.