18:03 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Prishtina dhe Drita në “luftë” deri në fund (Foto)

Prishtina ka mposhtur Llapin me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës.

Golat për skuadrën nga kryeqyteti i shënuan dy Ahmed Januzi (1’ dhe 32’) dhe Arber Hoxha në minutën e 21-të.

Golat për Llapin i shënuan Mentor Zhdrella në minutën e gjashtë dhe Merlaku në fund të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, Drita ka fituar me përmbysje 3-1 kundër Feronikelit në stadiumin e Gjilanit.

Skuadra nga Drenasi kaloi e para në epërsi me golin e Mendurim Hotit në minutën e 27-të.

Vendasit u rikthyen në pjesën e dytë me tri gola.

Golat për Dritën i shënuan, Bujar Shabani (62’), Gerbeshi (89’) dhe Kryeziu (90+7).

Drita vazhdon kryesimin me 59 pikë, tri më shumë se Prishtina në vendin e dytë. /IndeksOnline/