17:41 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Prishtina dikur shembull i pastërtisë, tani katrahurë!

Dita-ditës, kryeqyteti ynë po mbi ngarkohet nga ndërtimet e reja. Madje, jo rastësisht cilësohet si njëri ndër qytetet më të ndotura.

Kështu, po të marrim disa fotografi të realizuara gjatë viteve të 80-ta, vërejmë dukshëm një ndryshim të madh në infrastrukturë, por ajo që merr vëmendjen e gjitha është niveli i pastërtisë gjatë asaj kohe.

Prishtina dikur frymonte më lirshëm, niveli i ndotjes poashtu ishte dukshëm më i vogël.

Megjithëse kompani të ndryshme pastrimi janë të angazhuara për mirëmbajtje, Prishtina edhe më tej duket të ketë problem mbeturinat.

Jo rrallë herë ka pasur edhe fushata sensibilizuese sa i përket ruajtjes së ambientit, por që fare pak duket se kanë ndikuar/ Indeksonline/