21:50 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina e jashtëzakonshme në Europe Cup, “shkel” skuadrën ukrainase

Në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga “Plisat” është zhvilluar ndeshja e FIBA Europe Cup në mes të Prishtinës dhe Cherkaski Mavpy.

Skuadra kosovare ka mposhtur atë nga Ukraina me rezultat 92-82 në një ndeshje të dominuar në përgjithësi.

Në dhjetë minutat e parë Prishtina ishte shumë e mirë duke fituar me 12 pikë epërsi, 27-15, shkruan indeksonline.

Çereku i dytë ishte më i dobëti për skuadrën kosovare por përsëri arriti të mbaj epërsinë prej 10 pikëve. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 51-43.

Edhe çereku i tretë i takoi ukrainasve në një diferencë prej dy pikës, 19-21 por epërsia mbeti gjithnjë te vendasit.

Prishtina u “dhez” në çerekun e katërt duke e fituar atë me rezultat 22-18 për të shënuar fitoren e parë në ndeshjen e Europe Cup.

Koshashënuesi më i mirë në këtë ndeshje ishte ylli i Prishtinës, Dardan Berisha me 24 pikë.

Me këtë fitore, Prishtina është e dyta në grupin E me dy pikë aq sa ka edhe Bakken Bears ndërsa Cherkaski dhe Steaua Bucurest kanë nga një pikë.

Në ndeshjen tjetër Prishtina është mysafir i Steaua që zhvillohet me 27 tetor nga ora 18:00. /IndeksOnline/