14:52 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / A. A

Prishtina fiton dhe thellon krizën e Besës

Prishtina ka triumfuar 2-0 ndaj Besës në ndeshjen hapëse të javës së 15-të në Superligë.

Endrit Krasniqi në minutën e 31-të kaloi në epërsi ‘bardhekaltërit’ ndërsa Leotrim Kryeziu në minutën e 66-të shënoi për fitoren 2-0 në udhëtim.

Kjo ishte fitorja e 3-të rresht e Prishtinës që e ngrit në kuotën e 24 pikëve, 8 më pak se Ballkani që është lider por ka një ndeshje më pak.

Ndërsa Besa regjistroi humbjen e 11-të në 15 ndeshje të zhvilluara. Pejanët janë të fundit në tabelë me 6 pikë.

/Indeksonline/