21:44 / E Diele, 14 Prill 2024 / G T

Prishtina fiton për herë të tretë titullin e Ligës Ballkanike

Skuadra e Sigal Prishtinës ka shënuar fitore në finalen e madhe të Ligës Ballkanike ndaj AEL-it.

Klubi kosovar mposhti 72 me 67 skuadrën Limassol BC, kjo ndeshje u zhvillua në arenën “Nicos Solomonides”, shkruan Indeksonline

Prishtina barazon rekordin e klubit bullgar, Levski Sofia me tre tituj të Ligës Ballkanike.

Kujtojmë që Prishtina e kishte fituar këtë titull dy sezone, në vitet 2014/15 dhe 2015/16./Indeksonline/