14:01 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prishtina – Gjilani mund të mos zhvillohet sonte, zbulohet arsyeja

Ndeshja e javës së parë të IPKO Superligës, ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit rrezikon të mos luhet sonte në stadiumin Fadil Vokrri.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Ministria për Kulturë, Rini e Sport, nuk e ka dhënë “aminin” që kjo ndeshje të luhet sonte, pasi UEFA ende nuk e ka bërë pranimin teknik të stadiumit.

Palët (FFK-Prishtina dhe MKRS) janë ende në bisedime dhe deri më tani zyrtarisht nuk ka ndonjë vendim, edhe pse gjasat ekzsitojnë që takimi të shtyhet për një datë tjetër.

Prishtina – Gjilani, është paraparë të luhet sonte me fillim prej orës 19:45.