16:23 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina kalon në çerekfinale të Kupës, njejtë edhe Ferizaj

Prishtina bën ligjin edhe në Digitalb Kupën e Kosovës.

Skuadra e Mirel Josës u kualifikua për në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni pasi dominoi me lojë dhe rezultat brenda në Prizren, Lirinë vendase në fazën e 1/8-ave.

Një fitore e bukur dhe bindëse me rezultatin e thellë 0-4 për skuadrën kryeqytetase që iu fal golave të Korenicës e Ahmetit në pjesën e parë dhe dy finalizimeve të Khalid në pjesën e dytë. Në ruandin e 8-të më të mirave të Digitalb Kupës, u kualifikua edhe Drita e Shpëtim Duros.

Kampionët në fuqi të Kosovës të cilët në këtëq sezon i kanë varur të gjitha shpresat te Kupa për t’u kualifikuar në kompeticionet europiane, mposhtën me rezultatin 5-3 Minatorin, në një sfidë ku realizuan 4 lojtarë që më parë kanë luajtur në Superiore, ishi i Skënderbeut Bujar Shabani shënoi dy herë, kurse Shala, Neziraj e Xhevdet Shabani nga 1 herë.

Avancoi në çerekfinale edhe Ferizaj që triumfoi në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Fushë Kosovës.

Temat: