13:09 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Prishtina luan me kundërshtar nga Gjibraltari në Europa Ligë (Foto)

Skuadra e Prishtinës ka mësuar kundërshtarin e parë në raundin paraprak të Europa Ligës, në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Fituesi i Kupës së Kosovës në rrethin e parë parakualifikues do të luaj me ekipin nga Gjibraltari, FC Europa, shkruan IndeksOnline.

Ndeshjet preliminare të këtij raundi luhen më 28 qershor (e para) dhe 5 korrik (ajo e kthimit). Prishtina ndeshjen e parë e luan si mysafirë.

Skuadrat të cilat kualifikohen kalojnë në raundin e parë kualifikues, ku janë të pranishme 94 skuadra.

Ndeshjet tjera të këtij raundi janë këto më poshtë:…/IndeksOnline/