13:22 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prishtina, klubi kosovar me renditjen më të mirë në UEFA

Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar, UEFA-ja ka publikuar renditjen më të re të klubeve, pas mbylljes së sezonit 2019 në garat evropiane.

Klubi me renditjen më të mirë në UEFA nga Kosova është Prishtina, që ka marrë pjesë tre vjet radhazi në këto gara

Kryeqytetasit ndodhen në pozitën 352 me koeficientin 1.75 pikë.

Kampioni në fuqi, Feronikeli është në vendin 366 me 1.50 pikë.

Pas saj vjen Drita, që renditet në pozitën 370 me 1.50 pikë. Ndësa Trepça ’89 është e 418-ta.