16:40 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina – Llapi, kryendeshja e javës së nëntë në Superligën e Kosovës

Flamurtari – Gjilani, ndeshje që po zhvillohet në këto momente, është e fundit për javën e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Tani, Federata e Futbollit të Kosovës, ka publikuar orarin e ndeshjeve për javën e nëntë, që zhvillohet këtë fundjavë.

Padyshim, ndeshja kryesore që do të zhvillohet në javën e nëntë është ndërmjet Prishtinës dhe Llapit në kryeqytet, të shtunën, me fillim nga ora, 17:45.

Në këtë ditë, zhvillohen edhe tri ndeshje tjera. Lideri, Feronikeli pret KEK-un në Drenas, Drenica është nikoqir i Dritës si dhe Ballkani luan me Ferizajn.

Image may contain: one or more people, sky, cloud, grass and outdoor

Ndërsa, të dielën, Gjilani do të përballet me Lirinë në një ndeshje mjaft atraktive, si dhe Trepça’89 pret Flamurtarin në shtëpi.

E shtunë, 06.10.2018, ora 15-00
Ballkani – Ferizaj
Feronikeli – KEK-u
Drenica – Drita
Prishtina – Llapi, ora 17-45

E diel, 07.10 2018, ora 15-00
Gjilani – Liria
Trepça ‘89 – Flamurtari./IndeksOnline/