Prishtina mbetët pa titull edhe në basket! Bashkimi shkruan historinë
Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur Prishtinën në ndeshjen e katërt me rezultat 77-59, për të mbyllur serinë me rezultat 3-1. Ky është titulli i parë i kampionit për Bashkimin në histori, i cili edhe erdhi në mbrëmjen më të madhe të parë ndonjëherë në Prizren.
Më i miri te Bashkimi ishte Aaron Moss me 17 pikë e 12 asistime dhe Mikaile Tmusic me 12 pikë nga dy treshe vendimtare dhe Altin Morina me 11 pikë.
Te Prishtina i vetmi ishte Bundovic që shënoi 24 pikë, kurse të tjerë lojtarë nuk patën impakt të madh në lojë çka ndikoi që të vijë edhe kjo humbje.
Ky është trofeu i parë i Bashkimit në histori të klubit duke mbyllur serinë finale me rezultat 3-1 ndaj kampiones aktuale, Sigal Prishtina./IndeksOnline/