17:20 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prishtina me ajër të pashëndetshëm

Matjet për cilësinë e ajrit në Prishtinë po tregojnë për ajër të pashëndetshëm.

Matjet e përditshme tregojnë se në sezonin e dimrit qyteti i Prishtinës është në smog, që është ndotje e ajrit e kombinuar me gazra.

Kosova vazhdon të jetë në mesin e dhjetë vendeve me ajrin më të ndotur. Sidomos në stinën e vjeshtës dhe dimrit, ku shënohen ngritje të vlerave ndotëse në ajër.

Për ajër të pastër sot dhjetëra qytetarë kanë marshuar në Prishtinë me thirrjen “Jo hidrocentrale”.