17:16 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Prishtina merr kreun në Superligë, Pevqeli shpëtimtar

Prishtina ka marrë një fitore sa të vështirë aq edhe të rëndësishme në garën për titull.

Kryeqytetasit kanë mposhtur në minutat e fundit të kohës së rregullt Gjilanin, me golin e vetëm të shënuar nga rezervisti Mërgim Pevqeli.

Për momentin, Prishtina radhitet në pozitën e parë, me dy pikë më shumë se Llapi në vend të dytë. Feronikeli bie në pozitën e tretë me tri pikë por me një ndeshje më pak të zhvilluar se kryeqytetasit. /IndeksOnline/