20:46 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Prishtina mposht Rahovecin në ndeshjen e parë të serisë finale

Ka përfunduar ndeshja e parë finale në play-offin e basketbollit kosovar mes Prishtinës dhe Rahovecit.

Kryeqytetasit kanë shënuar fitore bindëse me rezultat 110-82, shkruan GazetaBlic.

Rezultati i pjesës së parë ishte vendimtar sa i përket kësaj sfide, pasi kryeqytetasit siguruan epërsi të paarritshme për “Vreshtarët”.

Gjithsesi, epërsia më e lartë për “bardhë e kaltërit” u regjistrua pas çerekut të tretë, ku djelmoshat e Bujar Locit ishin në disavantazh prej 35 pikëve.

Kujtojmë se ndeshja e dytë do të zhvillohet në Rahovec, të dielën me 5 Maj në palestrën “Mizahir Isma”.