17:41 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prishtina ndalet në Suharekë, barazim edhe në ndeshjen tjetër

Prishtina ka barazuar si mysafir i Ballkanit me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti kaloi e para në epërsi me golin e Mankendës në minutën e 52-të të ndeshjes.

Suharekasit barazuan në minutën e 72-të të ndeshjes me anë të Baftiut, shkruan indeksonline.

Në ndeshjen tjetër Drenica dhe Gjilani barazuan pa gola.

Prishtina është e dyta me shtatë pikë aq sa ka edhe Gjilani ndërsa Drenica dhe Ballkani janë në pozitat 6 dhe 7./IndeksOnline/