16:23 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / C E

Prishtina përmbysë Drenicën dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina e ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës pas fitores ndaj Drenicës.

Në një ndeshje shumë interesante të zhvilluar të dielën, bardhekaltërit ia dolën që ta përmbysnin rezultatin nga 1-0 në 2-1.

Drenica kaloi në epërsi në minutën e 61’ me golin e Kreshnik Ukës, epërsi kjo e cila u ruajt deri në minutën e 95’ të ndeshjes kur Besnik Krasniqi barazoi rezultati në 1-1 dhe bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime.

Në 30 minutat e vazhdimeve Prishtina u tregua më kërkuese dhe e gjeti golin e epërsisë në minutën e epërsisë më anë të Syllet pas vetëm dy minutave lojë, gol ky i cili edhe doli të jetë vendimtarë në këtë ballafaqim.