08:39 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Prishtina synon fitore ndaj Ballkanit dhe të vazhdojë si lidere në Superligë

Pas 14 javësh, Prishtina për herë të parë ka kapur vendin e parë në klasifikim. Dhe, tani është lufta e vërtetë – duhet mbajtur atë pozitë.

Edhe pse në shikim të parë, kundërshtari i nesërm, Ballkani, i lehtë në letër, në fakt kundërshtar shumë i vështirë në fushë.

Ballkani po ashtu ka pasur 4 ditë më shumë pushim, ndërsa Prishtina në ndeshje futet pas 94-minutave të lodhshme në mesjavë në Drenas.

Pra, Prishtinës ndër tjera i duhet edhe mbështetje maksimale nga tribunat, sepse vetëm përballje e lehtë nuk do të jetë, transmeton IndeksOnline.

Prishtina i ka dy mungesa, Mankenda i lënduar dhe Miftaraj i suspenduar.

Java XV:

Prishtina – BallkaniSet featured image

E diel, 11 nëntor – ora 13:30

Stadiumi i qytetit “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Fatlum Jashari (Gjl), Visar Kelmendi (Pe) – Vigan Ibërdemaj (Is)./IndeksOnline/