10:20 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vidal për mesazhet kontraverse: Nuk kanë qenë të dedikuara për Barçën

Arturo Vidal ka pohuar se nuk është i kënaqur me minutazhin e vol që ai është duke e pasur te Barcelona, por ka thënë se nëse do të kishte problem me Ernesto Valverden, do t’ja thoshte në sy.

Kiliani, duke folur në grumbullim me Kombëtarenb e tij në Miami, ka vendosur një ”emoji” të hidhëruar në rrjetet sociale pasi ka luajtur vetëm 3 minuta ndaj Tottenhamit javën e kaluar.

Ai ka pasur vetëm pak raste për lojë këtë sezon, dhe në fundjavë ndaj Valencias, nuk startoi nga minuta e parë, transmeton IndeksOnline.

”Unë nuk jam i lumtur, por nëse do të kisha problem me trajnerin, do t’ja thoja në fytyrën e tij”, tha Vidal.

”Si mund të jem i kënaqur nëse unë nuk luaj. Jam dikush që gjithnjë sfidon, që kam qenë në skuadrat më të mira në botë dhe dikush që ka fituar gjithçka dhe që dëshiron të fitojë tituje te Barcelona”.

”Jam mirë fizikisht dhe i lumtur. Në disa nga ndeshjet e kaluara kam qenë paksa i irrituar, por kjo ndodhë. Kemi ndeshje të vështira para vetes dhe do të shohim”./IndeksOnline/