14:04 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Valverde teston Vidalin me lënie në bankën rezervë

Ernesto Valverde nuk llogariti në Arturo Vidal para komenteve të tij kontraverse në rrjetet sociale, por trajneri i Barcelonës nuk llogaritë as tash te mesfushori kilian.

Shpjegimi i kilianit nuk mjaftoi që t’ja ndryshonte mendjen Valverdes, kështu që mesfushori ishte në bankën rezervë për 90 minuta mbrëmë ndaj Sevillas.

Mungesa e respektit ndaj bashkëlojtarëve dhe minutazha e ulët e tij te klubi katalunas lidhet edhe me pjesëmarrjen e tij te Kombëtarja e kilit, transmeton IndeksOnline.

Trajneri i Los Cules ka biseduar me Vidal të enjten para përfundimit të pushimit internacional dhe ia ka bërë të qartë se duhet të punojë shumë dhe të tregojë respekt ndaj bashkëlojtarëve për t’u rikthyer në përbërjen startuese.

31-vjeçari ishte rezervist i papërdprur mbrëmë, dhe disponimi i tij ishte serioz në pankinë.

Kështu, Valverde preferoi edhe dje Sergi Roberton e rikthyer nga lëndimi në formacionin startues, duke mos llogaritur fare te Vidal./IndeksOnline/