Vidal i thotë ”boll mo” Barçës, kjo është skuadra e tij e re
Corriere dello Sport pohon se Juventusi është i interesuar ta transferojë Arturo Vidalin në janar.
Vidal ka luajtur më parë te Juventusi para se të transferohej te Bayern Munich, nga ku u largua për t’u transferuar te Barça këtë vit.
Gazeta në fjalë shkruan se tani kiliani është një objektiv për liderin e Serie A pas lëndimit të Emre Can, transmeton IndeksOnline.
Can iu nënshtrua një operacioni më 29 tetor, por ende nuk dihet se sa ai do të mungojë.
Me mungesën e Can, Juve ka mbetur me katër mesfushorë – Pjanic, Matuidi, Khedira dhe Bentacur.
Pavarsisht rezultateve të mira të skuadrës këtë sezon (14 fitore, 1 barazim, 1 humbje), klubi është duke shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të Can, teksa edhe Paul Pogba mbetet një opsion./IndeksOnline/