15:02 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pritet rekord temperaturash në Britani, sot u anuluan 13 shërbime treni

Sot në Britani të Madhe temperaturat kanë qenë më të larta se në çdo vend tjetër në Europë.

Kjo bëri që linjat hekurudhore të mos qarkullonin si zakonisht, kështu shumë orare të anulohen.

Kompania e udhëtimit hekurudhor Greater Anglia ka deklaruar se ka anuluar 13 shërbime duke përfshirë edhe shtatë trena që ishin paraparë të dilnin jashtë Londrës në orët e pikut të ditës,

Hekurudhat Chiltern mes Londrës dhe Oxfordit kanë ndërruar oraret duke i lënë ato për natën ose në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturës së lartë të shinave të hekurudhave.

Qytetarët janë shprehur përmes rrjeteve sociale se kanë pritur më shumë se katër orë.

Prindërit janë urdhëruar të marrin fëmijët e tyre herët nga çerdhet kurse shfrytëzuesit e hekurudhave nëntokësore janë ankuar për vështirësi në frymëmarrje gjatë udhëtimeve.

Sot në Britani temperatura kanë shënuar mes 35 e 37 gradë Celsius.

Raportohet që ky shtet mund të thyejë edhe rekordin e temperaturës me të lartë që ka pasur prej 38.7 gradë celsius.