10:35 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prizren: Kryen rreth 20 vjedhje, arrestohen dy persona

Policia rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë kryer rreth 20 vjedhje të ndryshme.

Sipas policisë, në rastin e fundit këta dy persona kishin vjedhur në një shitore në fshatin Lubizhdë, shkruan Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 18 dhjetor, rreth orës 03 të natës, dy të dyshuar të pa njohur, njëri me një thikë në dorë e kanë thyer derën e shitores “Mali” buzë rrugës magjistrale në fshatin Lubizhdë dhe nga aty kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Pas raportimit të rastit, hetues policorë të stacionit “Veriu” dhe ata rajonalë kanë arritur që t’i identifikojnë e më pas t’i arrestojnë të dyshuarit të cilët janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Gjatë intervistave, pas ballafaqimit me prova, të njëjtin kanë treguar edhe për rreth njëzetë vjedhje tjera të cilat i kanë kryer. Hetuesit po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e rasteve të dyshuara ndërkaq prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor. /Indeksonline/