07:52 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Prizreni do bëhet me Pishinë Olimpike

Sot, e premte, në Prizren vihet gurthemeli i Pishinës Olimpike. Aty do të jetë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Pishina Olimpike do të jetë në Palestrën e Sportive “Sezai Surroi”.

Por, Komuna e Prizrenit kishte planifikuar të ndërtonte pishinë olimpike prej 5 mijë metra katrorë që në vitin 2017, por procedurat ishin zvarritur.

Madje, ajo rrezikonte të ndërtohej nga kompani që nuk kanë ndërtuar asnjëherë pishina olimpike.

Dimensionet e pishinës olimpike të cilat i pranon Federata Botërore e Notit janë 50 metra gjatësi me plus – minus 3 cm, gjerësia e pishinës mund të jetë 21 metra ose 25 metra dhe thellësia prej 1.8 metra deri 2.2 metra.

Nëse pishina olimpike e ndërtuar në Prizren nuk i plotëson kushtet e përcaktuara nga ana e Federatës Ndërkombëtare të Notit, atëherë nuk do të jetë e mundur që në të ardhmen aty të mbahet ndonjë garë ndërkombëtare e notit.