19:48 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / Gj. Sh

Probleme për Liverpulin, ylli i skuadrës do të mungoj për një kohë të gjatë

Skuadra e Liverpulit është duke pasur probleme të rezultateve këtë fillim sezoni.

Përveç rezultateve,”Redsat” po përballen edhe me lëndime të shumta të futbollistëve, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen kundër Arsenalit, lëndim ka pësuar edhe ylli i skuadrës, Luis Diaz.

Sipas ekzaminimeve mjekësore, Diaz do të mungoj gjashtë deri në tetë javë pasi ka pësuar një lëndim në gju.

Ai do të jëtë i gatshëm të luaj për Liverpulin pas Kampionatit Botëror “KATAR 2022”./IndeksOnline/