09:27 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Problemi i Facebook: Nuk po arrin të heq Facebook-at fake me fotografi të presidentit Thaçi

Facebook gjatë javës tregoi se ka fshirë mbi dy miliardë llogari fake. Shefi i rrjetit social, Mark Zuckerberg tha se po e vazhdon luftën kundër kësaj dukurie.

Por përkundër kësaj, kompania po ka ende probleme për eliminimin e llogarive falso, transmeton Indeksonline.

Profesori i universiteti “George Washington”, Trevor Davis tha se Facebook po ka probleme që të eliminoj llogaritë falso që përdorin fotografi të aktorëve apo edhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan “Buzzfeed”.

“Afro 200.000 llogarive që ne kemi identifikuar, Facebook ka arritur të largoj vetëm 500 gjatë studimit tonë. Ata dështuan të eliminojnë llogaritë që kanë si foto profili aktorë të njohur por edhe presidentin e Kosovës.”, tha Davis.

Facebook gjatë viteve të fundit ka pasur probleme të shumta me ‘Fake News’, sa që shpesh i kanë kushtuar asaj me dënime nga shtete të ndryshme./Indeksonline/