14:12 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Problemi me Bluetooth ia rrezikoi BMW-së rekordin me drift

Të bësh drift me një distancë prej 374,17 kilometra nuk është diçka e lehtë për tu arritur. BMW ka arritur këtë duke thyer rekord absolut.

Në përgjithësi gjithçka shkoi mirë, përpos disa incidenteve të vogla. Makinat thuhen se goditën njëra-tjetrën në disa raste, shkruan IndeksOnline.

Por, ka pasur një faktor tjetër që kërcënoi të prishë përpjekjen e rekordit, dhe kjo mund të vijë si befasi: Bluetooth.

Johan Schwartz, njeriu që ngiste makinën rekord M5 – zbuloi se si lidhja midis telefonit të tij dhe sistemit infotainment ra, duke prerë linjën e vetme të komunikimit me pjesën tjetër të ekipit. “Gjersa isha duke bërë drift u detyrova të ristartoj gjithçka, ta ndal telefonin dhe t’i rikthem përsëri normalitetit” , tregoi ai.

Një tjetër problem serioz ndodhi pas gjashtë orëve kur M5 u kthye papritur në modalitetin e tërheqjes me katër rrota.

Sidoqoftë Scharwtz menaxhoi gjithçka dhe theu një rekord të madh në botën e automobilizmit. /IndeksOnline/