15:48 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Procedohet në Kuvend projektligji për pagat në sektorin privat

Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ka proceduar në Kuvend projektligjin për pagat e sektorit privat.

Megjithëse ka dhënë disa vërejtje ministri i Financave, Bedri Hamza votoi pro duke sugjeruar se në të ardhmen të plotësohet ky ligj, pasi, sipas tij, ai ka mangësi të shumta.

Për këtë ligj ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi, ka abstenuar.

Sipas tij, ky ligj nuk i plotëson kërkesat e punëtorëve të arsimit, për këtë ai pat kritika.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka proceduar  për në Kuvend edhe propozim – vendimin në lidhje me  Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Kosovë./Indeksonline/