13:28 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Projektligji për lojërat e fatit, kërkohet që seanca të mbahet me 3 prill

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dërguar në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme me datë 3 prill.

Në këtë seancë do të shqyrtohet projektligji për ndalimin e lojërave të fatit.

“Pas diskutimit dhe procesimit nga ana e Qeverisë për në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit, sot e kam dërguar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për Seancë të jashtëzakonshme me datë 3 Prill 2019 për shqyrtimin e këtij Projektligji”, ka shkruar Haradinaj.

Indeksonline pak më parë raportoi për projektligjin, përmes së cilit do të mbyllen të gjitha lojërat e fatit.

Më poshtë gjeni kërkesën për seancë me datën 3 prill, që i bie ditën e mërkurë./Indeksonline/