“Prokurorë të FBI-së për çështjen e këtij politikani shqiptar”
Ambasadori Donald Lu deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar prokurorë të FBI-së dhe agjencive të zbatimit të ligjit për një hetim të plotë dhe zbulimin e së vërtetës për çështjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Shtetet e Bashkuara po e ndjekin nga shumë afër këtë çështje, por edhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiliano Shullazit, Lul Berishës dhe 3 gjykatësve të Apelit në Durrës”, thekson ambasadori amerikan.
Donald Lu thotë se Uashingtoni kërkon të shikojë një hetim aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore. “E kemi përcjellë këtë mesazh: Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin”, theksoi Lu.