14:34 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Prokurori i Shtetit me traktor e dy vetura, djali ia dha cash një shumë të madhe parash!

Prokurori i Shtetit, Ibrahim Berisha në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinën Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar pasuri të luajtshme disa vetura. Berisha ka thënë se posedon një veturë e tipit ‘Mercedes 190’ me vlerë prej 4 mijë euro,  një traktor me vlerë 5 mijë euro  në pronësi të fëmijëve, një bageti me vlerë 6 mijë euro në pronësi të përbashkët si dhe një veturë e tipit ‘Passat’ me vlerë 6 mijë euro.

Kurse në pasuri të paluajtshme, Berisha ka deklaruar se posedon tokë pune që e ka trashëgimi për të cilës nuk i ka deklaruar vlerë. Po ashtu Livadh, 50 ari, Truall 1.5 hektar, që ka trashëgimi dhe as kësaj nuk i ka deklaruar vlerën. Truall 4 ari që e ka të ndarë nga organizatat e dala nga lufta për familje të dëshmorëve, për të cilën nuk ka treguar vlerë. Truall me 4 ari në vlerë prej 30 mijë euro në pronësi të fëmijëve.

Shtëpi banimi me 100 metra katrorë, në vlerë prej 40 mijë euro. Lokal me 25 metra katrorë që e ka blerë 17 mijë euro dhe Shtallë e bagëtive me 30 metra katrorë që e ka ndërtuar me vet kontribut në vlerë prej 6 mijë euro.

Para të gatshme, prokurori Berisha ka në NLB 11 mijë euro. Ndërsa në dy kartela të Pro Creditit, njërën 13 mijë e 225.63 euro dhe tjetrën 1,066 euro.

Tutje, Berisha ka deklaruar edhe të hyrat vjetore. Paga vjetore nga Keshilli Prokurorial i Kosovës në vlerë prej 15 mijë e 600 euro, shkruan Indeksonline.

Nga ekonomia familjare si bujqësi blegtori në Gllanasellë me vlerë 7 mijë e 500 euro.

Ndërsa, bashkëshortja nga angazhimi i përditshëm nga ekonomia familjare ka pagë vjetore 5 mijë euro.

Paga vjetore e fëmijëve të prokurorit Berisha është nga Ministria e Arsimit në Prishtinë në vlerë prej 5 mijë e 836.32 euro, si dhe NSH Testim teknik Analiyat në kryeqytet në vlerë 13 mijë e 225.63 euro.

Berisha sqaron se nga kontributi i djalit me punë të përkohshme jashtë vendit, të hyra në euro kesh për vitin 2017 ka 10 mijë euro./Indeksonline/

Pasuria e Prokurorit te Shtetit, Ibrahim Berisha: