19:16 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prokuroria: Arma me të cilën u vra punëtori i AKI-së është ilegale!

Indeksonline ka raportuar sot gjatë gjithë ditës lidhur me vrasjen e punëtorit të AKI-së brenda objektit.

Policia e Kosovës sot ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, Valon Ibërdemaj  për vrasjen e I.S, ku dhe kanë gjetur një revole me 25 fishekë.

Në një prononcim për Indeksonline, Zëvendës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha ka thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar intensivisht.

Berisha thotë se sipas informacioneve që ka pranuar nga prokurorja kujdestare arma me të cilën është kryer vrasja ka qenë ilegale, derisa ai thotë se tani nuk mund të japin informacione tjera sa i përket këtij rasti.

Ndërkaq, i dyshuari, Valon Ibërdemaj është arrestuar pak minuta pas vrasjes të shokut të tij në orët e para të ditës së sotme./Indeksonline/

Policia bastisë shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen në AKI