09:38 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / OSH

Prokurori që ngriti aktakuzën ndaj Derek Chauvin, ishte takuar në SHBA me imamin kosovar

Prokurori i Përgjithshëm i Minnesotas, Keith Ellison kishte ngritur aktakuzë ndaj policit Derek Chauvin për vrasjen e George Floyd vitin e kaluar.

Ellison që ishte kongresmeni i parë musliman në SHBA, pak vite më parë ishte takuar me imamin kosovar, Labinot Maliqin.

Pasi emri i tij ishte në fokusin e mediave botërore për rastin Chauvin-Floyd, imami Maliqi ka thënë se ndihet krenar për Ellison.

“Jam shumë krenar për vëllaun tim (kongresmenin e parë musliman) Keith Ellison i cili dënoi me sukses vrasësin e #GeorgeFloyd.
Sot prokurori i përgjithshëm i Minesotës, Keith Ellison dhe ekipi i tij e shpallën fajtor policin Derek Chauvin, për vdekjen e George Floyd. Një vendim i duhur dhe i domosdoshëm.

Keith Ellison, është kongresmeni i parë musliman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili u betua në Kuran kur pranoj detyrën. Isha i nderuar të takoj atë në Washington DC në vitin 2016.

Lutem që sulmet racore, islamofobe e antisemite të marrin fund kudo nëpër botë” shkruan imami Maliqi në reagim./Indeksonline/