14:53 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Prokuroria jep urdhër të arrestohen deputetët e VV-së që hedhen gaz

Prokuroria e Shtetit ka dhënë urdhër që të arrestohen deputetët e Vetëvendosjes të cilët hedhen gaz lotsjellës në Kuvend.

Gazi lotsjellës ndërpreu seancën dhe votimi për demarkacionin nuk kaloi.

Me herët edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka për Indeksonline konfirmoj se policia është duke hetuar këtë rast dhe se do të nisin procedurat.

“Po, Policia e vendit i ka pranuar emrat e deputetëve të Kuvendit me rastin e kryerjes së vepres penale, hedhja e gazit lotsjellës, ata jane XH.S, F.P dhe S.Z hetimet është duke i vazhduar policia dhe më tej i përcjell tek Prokuroria për procedim të mëtutjeshëm të këtij procesi” ka thënë Beka për Indeksonline.