18:57 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prokuroria ndalon për 48 orë të dyshuarin për vrasjen e 17 vjeçarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për dyzetë e tetë orë të dyshuarin me inicialet L.P për vrasjen e 17 vjeçarit, Shkëlqim Pllana.

I dyshuari në fjalë, ishte vetë-dorëzuar në polici rreth orës 17:00 për këtë rast.

Zëvendës kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha ka treguar për “Indeksonline” se prokurori kujdestar i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë të dyshuarit.

Ndërkohë,  18 vjeçari  dyshohet t’i ketë shkaktuar plagë të rënda viktimes të mitur, i cili më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK por fatkeqësisht nuk kishte mundur t’u mbijetonte plagëve./Indeksonline/