14:54 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / L K

Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e dy “të fortëve” në Pejë

Policia e Kosovës, ka realizuar një bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar dy persona.

Indeksonline ka raportuar në mëngjes për këtë aksion ku janë arrestuar Asdren Muhaxheri dhe një person tjetër i njohur në Pejë si Lutë Kelmendi.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka realizuar një bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës për kryerje të veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale, “Detyrimi”, nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve”, njofton Prokuroria Speciale./Indeksonline/