10:28 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Propaganda e lodhtë nga “përgjegjësi” për Kosovën në Kuvendin e Serbisë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun deklaroi se Prishtina është duke bërë presion me shtimin e forcave policore për ta marrë nën kontroll të plotë veriun e Kosovës.

Sipas tij, rritja e Njësisë Speciale (FIT) në afërsi të Zubin Potokut është skenar i planifikuar.

“Ky është një veprim për të shkaktuar jo stabilitet nga shqiptarët. Ne duhet të jemi të kujdesshëm”, është shprehur ai.

Ekziston një mundësi, siç tha ai, se qëllimi i tyre është të bllokojë linjën administrative dhe pastaj të vazhdojë me arrestimet e serbëve të papërshtatshëm, të udhëhequr nga populli serb.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar spekulimet e mediave beogradase rreth situatës në veri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se “situata është normale, se nuk ka ndonjë gjë konkrete dhe se Policia e Kosovës po punon në pengimin e krimit të organizuar dhe po ndërmerr aksione në bazë të detyrave dhe obligimeve të veta”.

Poashtu, edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin veri i Besim Hoti ka deklaruar se komunikacioni në veri po zhvillohet normalisht. /Indeksonline/