14:22 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Protesta e 16 marsit: Lihen në burg 2 protestues

Ditën e sotme u caktua masa e e sigurisë nga Gjykata e Apelit në Tiranë, për protestuesit e opozitës, të cilët u shoqëruan më 16 Mars në polici për shkak të sjelljeve të tyre të konsideruara të dhunshme.

Në burg u la Mariglen Doci dhe Dorjan Protoduari, ndërsa për shtetasit Pal Dija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Emilajno Mustafa dhe Ermir Bruka është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Familjarët së bashku me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun kanë ankimuar masat. Balliu pohoi se nuk ka asnjë provë, por shtoi se Rama ka arrestuar qytetarët, pasi ka frikë dhe iu trembet protestave, raporton Lapsi.al.

Për 5 protestues të tjerë ende nuk është përcaktuar masa e sigurisë. Ata janë; Ilir Hamedani, Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha, Agim Peposhi.