20:28 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / Gj. Sh

Protesta për dhunimin e 11-vjeçares bën bashkë Borën dhe Beatrixën (FOTO)

Protesta e zhvilluar pasditen e sotme përpara sheshit Nënë Tereza, ka solidarizuar qindra qytetarë me me ngjarjen e rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 persona. Mes tyre kanë qenë personazhe të njohur të ekranit, të cilët kanë dhënë mesazhet e tyre.

Mirëpo, ato që kanë tërhequr vëmendje kanë qenë padyshim këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe moderatorja Bora Zemani. Vajzat ndonëse nuk flasin me njëra-tjetrën, duket se kjo kauzë i ka bërë bashkë.

Trixa ka qenë në rreshtin e parë pranë emrave të tjerë si Fifi, Monika Lubonja dhe shumë të famshëm. Ndërsa Bora, ka qenë e shoqëruar nga mamaja e saj dhe mikesha e ngushtë, Semi Jaupaj.