11:05 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Protesta që bashkoi Rita Orën, Bebe Rexhën e Dua Lipën (Foto)

Dje në Florida është mbajtur protesta kundër dhunës nga përdorimi i armëve “March For Our Lives” që mblodhi numër të madh protestuesish.

Në protestë morën pjesë edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore Bebe Rexha e Rita Ora, por kjo e fundit ka performuar para qindra njerëzve që ishin mbledhur, shkruan Indeksonline.

Ndërsa pjesmarrëse nuk ishte Dua Lipa, por ajo ka shkruar një status në llogarinë e saj Instagram teksa është solidarizuar me këtë thirrje.

“E dhimbshme që të jetë në anën tjetër të botës kur kjo po ndodh, por e mrekullueshme që shohim kaq shumë njerëz që shfaqen dhe qëndrojnë në këmbë për atë që besojnë. Dhuna e armëve duhet të përfundojë dhe ne duhet së bashku të sigurohemi për të. Le të mbrojë fëmijët. Le të mbrojnë të ardhmen tonë!

Ndryshe Dua mbrëmë ka perfomuar në Sydney të Australisë në vazhdën e turit botëror me Bruno Mars./Indeksonline/