07:42 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Protestat në veri, ja bilanci i të lënduarve gjatë arrestimit të Gjuriqit

32 persona kanë mbetur të lënduar pas përleshjeve dje të qytetarëve serbë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Pesë prej të lënduarve kanë qenë në gjendje më të rëndë, të cilët janë mjekuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Kjo ndodhi gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili ishte futut ilegalisht në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Gjuriq kishte përdorur rrugët ilegale për t`u futur në vend. Ai është arrestuar teksa po mbante një takim me serbët në veri të Mitrovicës.

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë kryer arrestimin e tij në mënyrë profesionale për çka edhe u përgëzuan nga krerët e shtetit dhe zyrtarët e lartë./Indeksonline/