07:11 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Protestohet para Kuvendit të Kosovës

Fondacioni i Kosovës për Inovacione – iFOK i ka bërë thirrje OJQ-ve të Kosovës për bashkëpunim në organizimin e protestës gjithpopullore para Kuvendit të Kosovës.

Kjo protestë pritet të mbahet sot për të përkrahur votimin e Demarkacionit në Kuvend, duke i hapur kështu rrugën lëvizjes së lirë të qytetarëve për në vendet e BE-së, transmeton Indeksonline.

Protesta nis nga ora 10:00, kur edhe prite të nis seanca plenare e caktuar për votim. /Indeksonline/