Protestuesit në shesh: Qeveri boll mo! Zbato ligjet! (Video/Foto)
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka organizuar protestë për Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Barazi në përfitime për detyrime të njëjta edhe për qytetarët e Kosovës”, shkruan njëra prej pankartave të ngritura nga qytetarët në këtë protestë, kurse tjetra shkruan “Qeveri boll mo! Zbato ligjet!”./Indeksonline/