20:09 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

“Tym e flakë” në Paris, protestuesit sulmojnë dyqanet

Qindra protestues u mblodhën në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit francez Paris me rastin e shënimit të 1ë Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës dhe shpejt ato që duhej të ishin protesta paqësore, u shndërruan në dhunë e kaos.

Protestuesit sulmuan dyqane të ndryshme, që për grupe të vogla anarkiste janë simbol i kapitalizmit dhe shfrytëzimit të klasës punëtore.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe u përpoq të shpërndajë grupet problematike të anarkistëve.

Mediat franceze raportojnë për disa të lënduar nga radhët e protestuesve.