14:00 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Provokon Tayna, shfaq belin e hollë në pozat e reja

Sensacioni i këtij viti, Tayna përveç se po bën bujë të madhe me projekte e saj muzikore, ajo po ashtu komentohet edhe për pamjen fizike.

Reperja nga Prizreni, është aktive në rrjete sociale ku edhe sjell imazhe të ndryshe, shumica e tyre janë tejet provokuese ashtu siç ishte edhe kjo e fundit, shkruan Indeksonline.

Përmes një ‘Instastory’, Tayna ka treguar linjat e saj impresive ndërsa në fokus kishte belin e hollë dhe të pasmet e formësuara.

Padyshim, Tayna dukej mjaft atraktive dhe në formë të jashtëzakonshme.

Ndryshe, pak kohë më parë Tayna lansoj projektin e ri ‘Pow Pow’ i cili përveç se u mirëprit nga adhuruesit e saj, ai po ashtu ngjalli reagime të shumta për shkak të teksti thumbues./Indeksonline/

Temat: