17:07 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Provon ta bind shokun të lë duhanin, përdor mënyrat më interesante

Duhani është një dukuri negative të cilën shumë njerëz e urrejnë, por edhe një numër i madh i njerëzve e konsumojnë.

Një djalosh që është kundërshtar tejet i madh i duhanit, ka provuar të gjitha mënyrat për të bindur shokun e tij të lë duhanin, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Ai ka filmuar të gjitha momentet kur shoku po pinte cigare dhe ky ia fikte.

Djaloshi bën të pamundurën, saqë në disa momente të caktuara i shkakton edhe lëndime në trup.

Por pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arrin që të bind shokun e tij mos të konsumoj më cigare. /Indeksonline/