16:47 / E Martë, 26 Dhjetor 2017

Pse dukemi më bukur në pasqyrë se sa në fotografi?

Sa herë keni dalë jashtë të kënaqur me pamjen tuaj dhe pastaj fotografitë tuaja ju dëshpërojnë?

Kush gënjen? Pasqyra apo  fotoaparati? Na mashtrojnë sytë tanë apo kamera e dobët në telefon? Ja, për çfarë bëhet fjalë.

Për fat të keq, kamera “flet” të vërtetën, ndërsa triku qëndron aty se derisa shikoheni në pasqyrë jeni të relaksuar dhe fokusoheni në vetëm disa pjesë të fytyrës.

Në pasqyrë shikoheni nga këndi i cili ju përgjigjet më së miri, derisa në fotografi nuk mund të vendoseni ashtu. Natyrisht, për këtë duhet bërë ushtrime, por jo edhe për fotografi spontane, ndërsa rol me rëndësi luan ndriçimi.

Zgjidhja e vetme është që para daljes nga shtëpia të bëni disa selfi nga kënde të ndryshme për t’u siguruar se edhe në fotografi do të dukeni po aq mirë sa edhe në fotografi.

Mos i humb