19:27 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pse erdhi Palmer dhe cili është misioni amerikan në Ballkan?

Shkruan: Fadil Maloku

1. I gjithë Lidershipi i kaluar kosovar, duke mos përjashtuar edhe kētē në ikje, ashiqare është parë që ka vuajtur nga ksenomania! Të udhëhequr nga ky “virtyt”, ata gjatë dy dekadave të kaluara, e sidomos pas vitit 2008 e kanë keqkuptuar rolin që e kishin në gjithë procesin e ndërtimit të kapaciteteve shtetërore, të Kosovës. Në fakt, lidershipat e pasluftës me aktin se u sollën tejet inferior dhe vetēm brenda rrethit vicioz të kontestimeve të brendshme, na e dëshmuan se ata asnjëherë nuk e kanë pas prioritet interesin e shtetit dhe qytetarëve të saj. Por, interesat e tyre meskine; personale, klanore, grupore e partiake.

2. Tani, eskadrila amerikane Palmer&Gelner (si sponzoruese dhe arkitekte e mbikqyrjes së procesit të sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor), duhet të (ri)dëshmojë nëse Kosova e Shqipëria do mbeteten edhe më tej pika neuralgjike e angazhimit të saj në Ballkan. Dhe a dëshiron kjo Administratë, që ca procese vitale për interesat amerikane t’i realizoj përmes “komandantave dhe institucionalistave”, apo frymës së re (që tashmë po identifikohet edhe nga ndërkombëtarë europian)me Albin Kurtin, është çështje e vlerësimit të dy (Palmer&Geller) “bulduzherave” kompetent. Sepse, perspektiva e shtendërtimit të Kosovës, dhe sidomos procesit të rikonfigurimit të Ballkanit Perëndimor, shkaku i sigurisë dhe stabilitetit po shihet që është në një proces krize e stanjacioni. Këtë krizë dhe stanjacion e stimulojnë padyshim edhe ngecja e dialogut (lexo;negociatave) Kosovë – Serbi, s’bashku me divergjencat dhe interesat gjermano-anglezo-franceze, kundruall atyre ruso-kineze. 3. Por, kētē nxitim dhe rikthim të vemendjes amerikane duhet parë edhe si pasojë i vendimit tē BE-s për (moshapjen e negociatave) mosdhënien e sinjaleve të qarta për anëtarësim Maqedonisë së Veriut dhe Shqipērisē. Si përgjigje ndaj kësaj situate, nuk është e rastësishme as “shatll diplomacia” e Z. Methju Palmer në Shkup,ku i mblodhi ambasadorët e vendeve të rajonit, për të ua shpalosur perspektivën amerikane, dhe indeferencën europiane…. Nē Prishtinë për dallim na Shkupi,Palmer para studentëve foli më shumë për kërcnimet ruse, për “blerjen” e besnikërisë kineze, për sigurinē rajonale, për konurrencën për primat në rajon nga ana e fuqive globale, por jo ehe aq ato kontinentale. Duke folur kështu, me gjuhën e sofistikuar ai më shumë dërgoj sinjale (sidomos duke u prononcuar për raportet Kosovë- Serbi) eufemiste, se sa që shpalosi decidivisht interesat amerikane nē rajon e kontinent, ku Amerikën si ish lidere globale, e presin konkurrencë e ashpër; ekonomike, ushtarake, sociale, politike, e kulturore me Kinën dhe Rusinë