15:01 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pse Man Unitedi duhet ta ri-konsiderojë edhe njëherë transferimin e Yerry Minas nga Barça

Çmimi prej 30 milionë funte në vitet e mëparshme ka qenë shumë i rrallë. Por, sot, me këtë çmim nuk mund të marrësh lojtarë të jashtëzakonshëm, por mesatar.

Këtë shumë parash, Manchester Unitedi është i përgatitur ta shpenzojë për mbrojtësin e Barcelonës, Yerry Mina pas paraqitjeve impresive në Kupën e Botës.

Mina u transferua te Barcelona nga Palmeiras në janar për 10.5 milionë funte, teksa në Brazil e fitoi reputacionin e njërit prej mbrojtësve më të mirë.

Kolumbiani është lojtari më i gjatë te skuadra e Barcelonës, madje edhe më i gjatë se Gerard Pique dhe Sergio Busquets. Andaj nuk është befasi që ai e filloi karrierën si portier, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, te Barça nuk impresionoi. Trajneri Ernesto Valverde vendosi të mos llogarisë në të për sezonin e ardhshëm, teksa Thomas Vermaelen preferohet nga ai si zëvendësues i Piques dhe Umtitit.

Dështimin më të madh Mina e tregoi në humbjen, 4-5 nga Levante, ku startoi në mbrojtje së bashku me Vermaelen. Të dy lojtarët në fjalë bën një paraqitje të tmerrshme.

Kështu, ”Tom & Yerry” nuk mundën t’i ndihmojnë Barcelonës ta përfundojnë sezonin në La Liga pa asnjë humbje./IndeksOnline/