17:11 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Pse matësi i shpejtësisë shkon në 220 apo 260, edhe nëse makina nuk është aq e shpejtë?

Shumica prej nesh nuk posedojmë ndonjë Bugatti Chiron, një makinë kjo që mund të shkoj deri në 400 km/orë. Zakonisht makinat më të përdorura janë ndonjë sedan, minivan… të cilat kanë një shpejtësi maksimale me një mesatare prej 220-260 km/orë.

Por, shumica e matësve të shpejtësisë tregojnë një shpejtësi që në fakt makina nuk është e projektuar për të shkuar aq shpejt.

Matësit e shpejtësisë në makina janë të ndërtuar për t’iu përshtatur makinave në përgjithësi.

Logjistikisht, kompanitë e automjeteve nuk prodhojnë një matës të ri për çdo makinë. Duke pasur parasysh koston e saj, ata as nuk dëshirojnë ta bëjnë atë punë. Pra, kompanitë e automjeteve përdorin të njejtat matës për makinat e tyre.

Edhe në qoftë se disa prodhues nuk kanë domosdoshmërisht nevojë të përdorin të njejtin matës nëpër makinat e tyre të ndryshme, ata kanë ende një interes të caktuar për t’i bërë njerëzit të mendojnë që janë duke shkuar aq shpejt.

“Njerëzit më të vërtetë dëshirojnë të shohin numra të lartë” , tha Fawaz Baltaj, i cili mbikëqyr shpejtësinë dhe grupet instrumentale për General Motors. /IndeksOnline/